TIRANE

Ende pa u miratuar ndryshimet e reja ligjore në ligjin për duhanin ato kanë hasur në kundërshtinë e fortë të hartuesve të këtij ligji.

Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ doktor Roland Shuperka, pjesë e grupit të punës tregon edhe kategoritë që preken nga ky ligj. Sipas Shuperkës, ky ligj i jep një ndihmesë të madhe tregtisë së paligjshme.

“Preket një numër shumë i madh popullsisë rreth 780 mijë qytetarë që janë përdorues duhani, që është një numër i konsiderueshëm, njëkohësisht nga ky ligj preken edhe shumë bizneset. Bizneset dhe nga ndryshimet ligjore nga disa gjëra që kërkojnë të bëhen. Edhe bizneset që janë me shërbime. Edhe një problem  tjetër është që preket edhe tregtia e rregullt dhe i jepet një ndihmesë e madhe, tregtisë së paligjshme, duke vendosur edhe një gropë në buxhetin e shtetit.

Amendimet ligjore që pritet t’i bëhen ligjit antiduhan pritet të shtojnë dozën e sanksioneve ndaj subjekteve që kapen në shkelje, që ashpërsohen deri në heqje të licensës.”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: