TIRANE – Gazeta “Panorama” shkruan sot se qytetarët që janë debitorë të energjisë elektrike deri në masën 1 milion lekë, rrezikojnë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë t’u sekuestrojë shtëpinë, në rast se nuk e paguajnë. Ndërkohë që edhe bizneset që kanë një borxh prej 2 milion lekësh pa paguar, rrezikojnë që OSSHE t’i vendosë sekuestron, nëse nuk i shlyejnë detyrimet brenda afatit.
Këto janë disa nga ndryshimet në projektligjin për sektorin e energjisë elektrike, të prezantuara dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ky i fundit theksoi se me këto ndryshime i jepet fund problemit të shitblerjes së banesave për të shmangur detyrimet ndaj OSSHE­ së.
Në nenin 93 të projektligjit të ri, theksohet se klientit që nuk paguan energjinë elektrike, i vendoset një barrë hipotekore mbi objektin, që pengon zotëruesin për ta shitur banesën pa shlyer faturat e energjisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb