MAQEDONI

Qeveria maqedonase ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me shqipen në banknota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.

Në letër thuhet që qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu është theksuar se ligji i gjuhëve rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijojë kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që do të harmonizohet pa cenuar Kushtetutën e Maqedonisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb