TIRANE – Pak pak Komisioni i Ekonomisë miratoir vetëm me votat e maxhorancën ligjin për mbylljen e basteve sporteve ka reaguar përmes një postimi në facebook, Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

“Nuk ka më kthim pas! Lojërat e Fatit do mbyllen deri në 31 dhjetor 2018!”- shkruan Ahmetaj ndërsa shton se sot iu hap rruga c’rrënjosjes përfundimtare të fenomenit të lojërave të fatit, e hap një faqe të re për shumë familje, gra, të rinj e të reja shqiptare, që në vite e vite provuan në kurrizin e tyre e të familjeve të tyre pasojat e rënda sociale të lojërave të fatit.

Postimi i plotë:

Nuk ka më kthim pas! Lojërat e Fatit do mbyllen deri në 31 dhjetor 2018!
Sot në Komisionin e Ekonomisë, miratuam projektligjin që i hap rrugën c’rrënjosjes përfundimtare të fenomenit të lojërave të fatit, e hap një faqe të re për shumë familje, gra, të rinj e të reja shqiptare, që në vite e vite provuan në kurrizin e tyre e të familjeve të tyre pasojat e rënda sociale të lojërave të fatit.

Nga 1 janari 2019, në Shqipëri:

– Nuk ka më kompani bastesh sportive;

– Nuk ka më baste për garat në pistë;

– Nuk ka më salla bingosh;

– Nuk ka më lojëra elektronike në distance;

– Nuk ka më kazino elektronike

Në të njëjtën kohë, ne do të marrim të githa masat që përmes një programi të mirë-menduar trajnimi dhe kualifikimi, të adresojmë shqetësimin e atyre individëve që do mbeten pa një punë nga mbyllja e këtyre bizneseve, e nga ana tjetër, përmes rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal, të mund të menaxhojmë efektin financiar në buxhetin e shtetit.

#EGjitheVemendjaTekQytetaret

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb