TIRANË

Presidenti i Republikës, i është përgjigjur përmes zëdhënësit Elisa Spiropalit, e cila kritikoi Metën në lidhje me kthimin e ligjeve për Kodin Penal

Sipas Presidencës, Elisa Spiropali edhe pse foli për shumë gjëra, nuk e preku aspak çështjen e PPP-ve dhe koncesioneve dhe rrezikun që ato i sjellin ekonomisë.

Reagimi i Tedi Blushit:

Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb