Sezoni i 4-ët në krye të Man.City mund të jetë i fundit për Pep Guardiolan, pavarësisht se spanjolli është nën kontratë deri në 2021. Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, ekziston një klauzolë në kontratën e Pep Guardiolës që mund ta lirojë përpara kohe. Zërat që flasin për një largim të mundshëm nga “qytetarët” po shtohen gjithnjë e më shumë.


Pep Guardiola Bayern Munich Dfb Pokal 1vzeuzmodnalp1u3ocs7cdga5p
Pep Guardiola Bayern Munich Dfb Pokal 1vzeuzmodnalp1u3ocs7cdga5p

Fakt është që familja e tij nuk ndihet komode në Mançester, aq sa bashkëshortja e tij sëbashku më vajzën e vogël janë rikthyer në Spanjë. Gjithnjë sipas “Mirror”, e ardhmja e Guardiolës mund të jetë sërish në Mynih, një ekip që Pep e dashuron, ndërsa Bayern do ta mirëpriste sërish krahëhapur, fundja janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.


Sarri
Sarri

Nuk përjashtohet as opsioni Serie A, gjithnjë nëse Sarri nuk arrin të mbijetoj në stolin e Juves.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb