Nice i ka dhënë një leksion futbolli Monaco-s në javën e 5-të të kampionatit të Ligue 1. Skuadra kampione në fuqi ka marrë humbjen e parë për sezonin e ri duke u mundur me rezultatin e thellë 4-0.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt pasi Balotelli në minutën e 6-të gjeti rrjetën duke nisur serinë e golave për Nice. Monaco e cila deri tashmë kishte marrë pikët e plota nuk arriti të reagonte dhe në minutën e 18-të pësoi të dytin me anë të Plea.

Në minutën e 60-të Balotelli do të shënonte të dytin personal dhe të tretin për Nice, ndërsa Ganago pak minuta para përfundimit të sfidës stampoi shifrat përfundimtare të takimit.

All Goals & Highlights HD – Nice 4-0 Monaco… by Jek09Pre
Pas javës së 5-të në “Ligue 1” Nice renditet e 8-ta me 6 pikë, ndërsa Monaco e 2-ta me 12-të pikë, 3 më pas se Paris SG që udhëheq me pikë të plota

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb