BRITANI E MADHE

Një qen në Britaninë e Madhe i mbetur vetëm në shtëpi, ndez mikrovalën dhe i vë flakën kuzhinës. Kur zjarrfikësit hynë në shtëpinë që kishte marr flakë u gjendën përballë një qeni të racës, husky fatmirësisht i pa lënduar.

Qeni e kishte ndezur padashur mikrovalën, e cila brenda kishte disa një letër me dy sanduiç, nga ku janë nisur dhe flakët. Ai që dha alarmin ishte i zoti i qenit i cili pa tymin e zjarrin në kuzhinë përmes telefonit të cilin e kishte lidhur me kamerat në shtëpi.

“Kur erdhëm këtu gjithçka ishte e mbuluar nga tymi dhe kishte zjarr, u munduam ta fiknim dhe të largonim tymin pa u shpërndarë në pjesën tjetër të shtëpisë”- tha shefi i zjarrfikësve të Corringhamit.

“Por kemi një këshillë për të gjithë mos e përdorni kurrë mikrovalën për të ruajtur ushqim. Mbajeni bosh gjithmonë sepse si fëmijët apo kafshët shtëpiake mund ta ndezim më lehtë nga ç’ju mendoni”- përfundon ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb