Andi Lila nuk i kursen sulmet ndaj qeverisë. I ftuar në në emisionin “Sport Neës Plus” të moderatores Dajlana Sejdia, në televizonin “Neës24”, kryetari i Shoqatës së Futbollistëve dhe lojtari i Tiranës, nuk ka ngurruar të drejtojë gishtin ngaqeveria dhe konkretisht nga zv/ kryeministri Erion Braçe në lidhje me premtimet e pambajtura të reformës e në sport.


“Duhet të jemi të gjithë bashkë kush është për të mirën e sportit. Kush nuk është për këtë gjë duhet të ikë nga linja jonë, duhet të dalë veç. Presidentët nuk kanë faj, se presin që të behet reforma në sport dhe kontributet t’iu njihen. Këto janë hallka që janë njëra pas tjetër. Psh: Zv.kryeministri i Shqipërisë, Z.Erion Braçe, del në intervistë dhe thotë që në shtator do bëhet reforma në sport, ndërsa sot jemi në nëntor. A janë politikanë a janë gënjeshtarë, nuk e di se çfarë janë, por një gjë duhet ta thonë.


Thanë për në shtator. Pse nuk po bëhet?! Ku është? Po vjen dhjetori, po kalon. Nuk mund të vazhdojmë dot në pafundësi kështu. Bëjmë statuse në “Facebook”, internet. Unë falas me shumë qetësi, edhe me Braçen. Në qoftë se është për të mirën e futbollit unë flas me të. Nuk bëj me asnjë polemikë. Dua të kem interesa të qëndrueshme me atë njeri që është për të mirë e futbollit. E mira e futbollit është kjo. E bëri Kosova, mbaroi punë. Nëse Kosova vazhdon me këto ritme, po ecën siç po shohim. Këtu ka talente, futbolli duhet të jetë një hallkë e fortë e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Andi Lila.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb