Andi Lila shënon golin e parë sezonal dhe e bën në derbin e shqiptarëve ndaj PAOK-ut të Ergys Kaçes, duke i hapur rrugën fitores së pastër 3-0 Pas Janinës në sfidën e javës së 16-të. 28-vjeçari në një nga daljet e tij drejt sulmit është shërbyer në krahun e djathtë, ku pasi ka marrë topin për disa metra përpara, ka lëshuar një diagonale nga rreth 25 metra për të thyer portierin Glikos. Një realizim që vjen si një dush i ftohtë për trajnerin e Pas Janinës, Janis Petrakis, që në sfidën e kaluar ndaj Atromitos e la në stol mbrojtësin kavajas për ta hedhur në fushë në 30 minutat e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=Me6cOO4M7yY
(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: