Studiuesja Lili Sula në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 duke folur lidhur me figurën e Ismail Kadaresë tha se ka pasur një raport bashkëpunues dhe miqësor me kolosin e letrave shqipe.

Sula e cilësoi Kadarenë si gjeniun e letrave shqipe, duke shtuar se ai ishte kryemjeshtri i fjalës shqipe.

“Ajo që perceptohet në planin njerëzor është krejt tjetër nga ajo që konceptohet në momentin e leximit.

Kujtoj kur në shtëpinë e tij, bashkë me zonjën Helena, na kanë pritur me traditat më të mira të shqiptarëve.

Kur ishte ora e lajmeve, ai përqëndrohej te lajmet, dëgjonte me shumë kujdes, madje bënte edhe komente se sa pak zinte kultura në edicionet informative”, tha ajo.

Sula e konsideroi largimin fizik të Ismail Kadaresë si një ditë të trishtë. “Kishte një raport magjik fjalën, të bënte të thelloheshe, nuk mund të bëje një lexim të përciptë”, tha ajo.

Në vijim, Lili Sula u shpreh se Ismail Kadare është kolos i letërsisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb