Një gol në fundin e ndeshjes i ka dhuruar Kukësit fitoren në transfertën e Laçit. Debuton me sukses Ernest Gjoka, pas skuadra e tij triumfoi 1-0 në ndeshjen e javës së 28-të të Superligës. Limaj në minutën e 87-të ndali topin në rrjetë, ndërsa kuksianët rezistojnë në garën për titullin kampion.

Bandicam 2019 04 10 15 32 51 884
Bandicam 2019 04 10 15 32 51 884

Ndërkohë, në përballjen direkte për mbijetesën, Kastrioti fitoi 1-0 kundër Luftëtarit. Marku me 11-metërsh në minutën e 25-të shënoi golin e vetëm dhe të suksesit për krutanët që mbajnë gjallë shpresat e tyre për të qëndruar në Superligë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb