Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj gjatë një takimi me elektoratin në Prizren ka sulmuar rivalin e tij politik Albin Kurtin.

Limaj tha se Kosova nuk e ka luksin që të bëjë kryeministër një politikan që vetëm ka sharë të tjerët në këto 15 vite.

“A e ka Kosova luksin që një njeri që kurrë nuk ka pasur punë publike, që kurrë nuk ka marrë një vendim në jetën e vetë, të bëhet kryeministër i vendit. Nuk është përvojë pune që të qëndrosh 15 vite në Parlament dhe të shash të tjerët”, tha Limaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: