Nëse dëshironi të keni një makinë si të Vladimir Putin, tashmë keni shansin ta keni nëse xhepi ua përballon.

Në Ekspoziten e Makinave në Gjenevë, prodhuesi Rus i makinave Aurus, prezantoi makinën Senat Limousine L700, një ri-mishërim i Rolls-Royce.

Debutimi në Evropë i makinës vjen për ata perëndimorë me para që duan të kenë një mjet si ky.

Kompania prezantoi një model i cili u ndërtua për një lider. Kjo makinë u dizenjua me Putin në mendje, i cili ka drejtuar vetë një Aurus.

“Ai është shumë i interesuar rreth teknologjisë dhe preferon ti provojë vetë,” tha CEO i Aurus Franz Gerhard Hilgert për Putinin. “Përpara se ta pëlqejë diçka, ai dëshiron ta kuptojë, të mësojë sesi funksionon.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa modeli që do të shitet për masat nuk është aq i sigurtë sa ai i prodhuar posacërisht për Putinin, L700 vjen në një version të blinduar 7 tonësh ndërsa ofrohet edhe në versionin normal.

Hilgert tha se makina ka 600 kuaj fuqi dhe një kambio automatike, e gjitha “Made in Russia.”

Ekzekutivët dëshirojnë të fillojnë shitjet e modelit në Evropë vitin e ardhshëm ose deri më 2021. Çmimi i makinës bëhet i ditur muajin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb