“Gratë dhe vajzat janë më sensitive ndaj çështjes së dhunës gjinore, por burrat dhe djemtë janë indiferentë dhe të pandjeshëm”. Kështu është shprehur Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në hotel Tirana, në kuadër të fillimit të fushatës 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore. Gjatë fjalës së saj, Linda Rama nënvizoi faktin se dhuna është një fenomen që prek më shumë gratë sesa burrat, më shumë familjen sesa shoqërinë duke shtuar dëmin psikologjik të familjes, ndërsa pohoi se rreth 60% e grave të paktën një herë kanë qenë të dhunuara në jetën e tyre. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb