TIRANË – Dy autorë shqiptarë, Lindita Komani dhe Eljan Tanini janë përzgjedhur si shkrimtarë në rezidencën njëmujore “Marko Marulic” në split të Kroacisë, e cila mbështetet nga rrjeti evropian i përkthimit “Traduki” dhe “Udruga Kurs – Split”.

Sipas Ministrisë së Kulturës, dy autorët e kanë kapërcyer pragun e komunikimit me lexuesin në festivalet e poezisë dhe me botimet në revistat letrare në Shqipëri dhe Kosovë. Ata janë botuar në revistat “Poeteka”, ARS, “Milosao” dhe janë pjesëmarrës të festivaleve të ndryshme letrare, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Poeteka, Kikinda, Rijeka, Zagreb, etj.

Ata janë autorë te përzgjedhur në Antologjinë me krijimtari nga 12 autorë shqiptarë, botuar dhe promovuar në Zagreb në muajin tetor.

Ministria e Kulturës ka njoftuar gjithashtu se aplikimet për fondin “Traduki 2015” vazhdojnë deri në 1 shkurt 2015.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb