Lindita Protoduari një ndër aktivistet më kryesore të protestës rrëfen me detaje edhe bisedën shumë të tensionuar me kryeministrin Rama në Spitalin e Traumës. Gruaja tregon sesi kryeministri e ngatërroi atë me një police të plagosur dhe u afrua tek krevati i saj po menjëherë sapo ka parë reagimin e linditës ka plasur debati i ashpër. Lindita thotë se kryeministri e ka kërcënuar me fjalët se “do ti paguani gishtat e polices”.

Në intervistën e saj për ‘BalkanWeb’ gruaja tregon me fjalë edhe me foto edhe shenjat e dhunës të mbetura në trup nga protesta para parlamentit ku thotë se nuk mban mend shumë pasi ra në tokë pa ndjenja. Ajo thotë se ka bërë kallëzim për to pasi prej asaj dite ka qenë e pamundur me djalin dhe burrin në burg e nga ana tjetër meraku për shtëpinë që po i prishet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb