Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua historiku dhe themelimi i “Shkollës së Marinës”
“Shkolla e anijerisë duhet të jetë mbanë detit, tek të jenë edhe anijet e luftës, në Durrës a në Ujit të Ftohtë, ndanë Vlorës”. ( S. Frasheri) nga libri “Shqipëria çka qenë çështë e çdo të bënetë”
Teksti dhe fotot bazuar mbi Librin “Simbol Mbi Dallgë” Monografi, me autor Astrit Aliaj dhe mbi shkrimet ndër vite të autorit Ylli Meçe
Si lindi Akademia e Marines apo shkolla e larte e detarisë shqiptare ?
Akademia e Marines u ngrit në kushtet e një situate te jashtzakonshme politike, në kohën e perplasjes politiko- ideologjike midis PPSH dhe PK te B. Sovjetik. Ne vitet 60-te te shekullit të kaluar nga ku PPSH-ja e akuzonte PKBS se po i largohej rruges se socializmit se po tradhetonte interesat e popujve sovjetike dhe demokracive popullore, por po tradhetonte dhe vet interesat e proletariatit boteror . Ne vitin 1957 midis Qeverise se B.Sovjetik dhe asaj te Shqiperise ishte nenshkruar dhe marrveshja e bashkpunimit ushtarak ne kuadrin e “Traktatit te Varshaves”dhe per kete qellim Baza e Pashalimanit ne Vlore ishte vertete nje baze ushtarake detare shqiptare, por njekohesisht në planin e jashtem të bashkepunimit midis demokracive popullore ,ishte dhe e “Traktatit te Varshaves”. Situata inkadeshente e viteve 60-të të shekullit te kaluar, mund te bente qe ruset te kembengulnin sikurse kembengulen ta mbanin forcërisht duke spekulluar te firma e hedhur nga pala shqiptare qe dakordesoheshin te funksioni i perbashket i kesaj baze. Nga Qeveria Sovjetike ne na ishin falur 4 nendetse te cilat i perkisnin Shqiperise dhe 8 nendetset e tjera të ankoruara ne kete bazë ishin Sovjetike , te cilat ishin vendosur aty per qellime të ketij traktati. Perplasjet midis Partive komuniste te te dy vendeve per probleme thelbesore te çeshtjeve dhe parimeve Marksist Leniniste do të çonin dhe ne presione apo si mund te shprehemi dhe në një darë te forte shtrenguese qe aplikoi dhe realizoi aso kohe B. Sovjetik ndaj shtetit dhe popullit shqiptar e që u konfigurua aq qarte ne Bazen e Pashalimanit. Presioni shantazhi i egër dhe kercënimi me egersinë më të madhe , u manifestuan pikerisht ne kete baze e cila ishte dhe u be simbol i qendreses se popullit shqiptar dhe Republikes Popullore të Shqiperise per te ruajtur lirinë pavarsinë dhe sovranitetin e vet kombetar. Ne keto kushte dhe ne krizën e pa riparueshme ne mezin e viteve 61 u prishen teresisht mardheniet midis Shqipërisë dhe B. Sovjetik. Kjo situatë pa tjetër kërkonte zgjidhje per te dy palet. Ruset nga njera anë qe kerkonin t’i rrembenin te gjitha mjetet madje dhe te sabotonin, teksa shqiptaret te mbanin dhe mbronin 4 nendetset e tyre të cilat na ishin falur dhe ishin pronë shqiptare. Per kete eshte folur eshte shkruar shumë . Në Pashaliman dhe te qendrimi heroik i marinareve te shpaloset fuqishëm qendresa e nje populli të tërë e cila pershkohet aq bukur te filmi “Ballë per ballë”.
Në kuadrin e bashkepunimit sikurse theksohej dhe ne marveshje Qeverite e B.Sovjetik dhe ajo e Shqiperisë kishin nenshkruar dhe dokumente per pergatitjen dhe arsimimin e kuadrove tanë në të gjitha fushat dhe sektoret dhe veçanerisht dhe ne sektorin ushtarak .Ne ate periudhe perkonte qe ne akademite e ndryshme ushtarake ne qytete te ndryshme te republikave sovjetike studionin rreth 200 studente ushtarake sikurse ishin ne marine, aviacion artileri dhe sektore te tjere. Studentet e marines kryenin arsimimin e tyre ne qytetet bregdetare si ne Leningrad (Rusi), Baku , (Azerbaxhan) Odesa (Ukraine), Riga( Letoni), por qe ne situaten e krijuar u bë domosdoshmeri largimi i menjehershëm prej ketyre vendeve në radhe te pare për tju pergjigjur flake per flake veprimeve agresive te ruseve ne Pashaliman dhe rrembimit te 8 nendeteseve, se dyti per te siguruar jeten e tyre dhe se treti per tu treguar ruseve dhe kastes hrushoviane se ne shqiptaret do të dinim qe dhe pa ndihmen e tyre ti perballonim vete veshtirsite ne te gjitha fushat si ne ate ekonomike ashtu dhe ate ushtarake per mbrojtjen e memedheut. Të gjithe studentet ushtarake te marines qe ne ate kohe ishin rreth 70 me gjithe presionin qu ju u bë ata qendruan po aq heroike sa dhe vet populli shqiptar dhe marinaret e bazes se Pashalimanit. Te grumbulluar ne stacionet nga ku ata do të niseshin ata brohorisnin per Shqiperine , ne perkrahije te PPSH-se Qeverise shqiptare dhe Atdheut të tyre . Keta studente u kthyen në Shqipëri duke i lënë mësimet përgjysëm e te pa perfunduara dhe pikërisht kjo situatë diktoi dhe marrjen e masave për përgatitjen e kuadrove tanë ushtarake me forcat tona. Provat e aftesive dhe kapaciteteve tona, ishin dhënë me ngritjen dhe funksionimin me sukses te Universitetit të Tiranës qysh me 1957 dhe nuk kish si të mos ja dilnim mbanë teksa ne i kishim kuadrot tona të cilet disa prej tyre që kishin mbaruar për marinen luftarake si Abdi Mati ne Itali, madje kishin qenë dhe partizanë Qemal Hysi, Seit Jonuzaj,që kishin studjuar fillimisht ne Split te ish Jugosllavisë dhe për më teper ne kishim ish studente te cilet ishin titulluar oficera me rezultate shume te mira nga Akademite e ketyre vendeve, fakt ky qe perbente nje baze te mire teorike e pedagogjike ne artin e mesimdhenies por dhe nje mundesi po kaq te madhe qe studentet tane ushtarake te karakterizoheshin nga nje nivel po aq i larte i trajtimeve teorike e shkencore ne te gjitha lendet e karakterit ushtarak. Madje te kjo shkolle perveç lendeve spaciale te fushes se detarise ushtarake me te cilat u muaren nje grup oficerash te pergatitur si Shezai Osmani Azis Hasa , Shaqir Kapexhiu, Seit Jonuzaj Tahir Hoxha Izet Velcani etj etj u perzgjodhen dhe pedagogë të jeshtem per lendet e matematikes , per gjuhet e huaja si anglisht e rusisht si pash Astrit Isaraj, Mark Beltoja. Të cilet punuan intesivisht dhe pergatiten programet me nje tematike bashkëkohore dhe nivel te larte tekniko shkencor. Akademia e Marines u vendos ne qender te shetitores Skele- Uji i Ftohte ne nje ish ambjent ushtarak qe e kishin patur italianet gjate pushtimit , ajo u riparua u pergatit me te gjitha ambjentet e duhura dhe ne fillim te shtatorit 1963 filloi funksionimin e saj duke e patur nen vartesi sh shefi i shtabit te Flotes se asaj kohe Mark Plani, por qe komandant shkolle u emruan Azis Hasa dhe shefi i shtabit te lendeve mesimore Shaqir Kapexhiu, ( Ne fakt si shkolle ajo u hap ne shtator te vitit 1961 , por qe nga kjo periudhe e deri ne vitin 1963 ajo funksionoi ne Pashaliman dhe vetem ne 4 shtator 1963 u transferua dhe u mori formen e saj te plote ne Vlore )
Ne fund te vitit 1962 u diplomuan per here te pare studentet e vitit te fundit qe kishin ndeprere studimet ne B.Sovjetike nga ku mund te permendim Astrit Mezinin, Ndue Jakun Tasim Mecen Ndrec Zefi, Rafet Hysi, Rustem Sharka e shume te tjere
Me kalimin e viteve kjo shkolle u bë qendra me e larte e arsimimit te detarise shqiptare, por ajo u pais dhe me laboratore bashkekohore si ai i mine silurave, laboratori i qitjes me silure, ai radio-tekink e lokator, ai i artilerise e armeve te tjera etj..etj. te cilat parapergatitnin studentet me shprehi praktike te perdorimit te teknikes dhe të komandimit . Ishin pikerisht keta studente tashme te titulluar oficera qe do te kryenin me pergjegjesi shume te larte detyrat luftarako- lundrimore ne det ne ruajtje te kufinjve tane detare si pjese perberse te dhe te ruajtjes se sovranitetit, lirise e pavarsise se vendit. Nje kontribut te vecante veç personelit te mesiperm nuk mund te rrimë pa permendur dhe pedagoge te tille me cilsi e aftesi te shkelqyera si Mihallaq Milkani, Ethem Shkembi. Lutfi Gjika, Abedin Hysenbelliu, Izet Velcani Astrit Isaraj, Stilian Haxhimihali, e dhjetra e dhjetra te tjere qe erdhen me vone madje qe dolen po prej ketyre katedrave te kesaj shkolle.