Lindsay Lohan ka shpërndarë fotot e para të djalit të saj, Louis, i cili lindi në korrik 2023. Aktorja 38-vjeçare ka postuar në Instagram foto nga një udhëtim familjar në kopshtin zoologjik, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Bander Shammas dhe djali i tyre 18-muajsh.

Në njërën prej imazheve, djali i vogël është në krahët e babait të tij, ndërsa në një tjetër shkrepje duket se një gjarpër po i afrohet me kureshtje. Një tjetër foto tregon djalin e Lohanit, teksa ajo e mban për dore.

Lindsay Lohan lindi djalin e saj në Dubai dhe i vuri një emër arab që do të thotë “mburojë ose mbrojtës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: