Lindsey Vonn e Tiger Woods i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dashurore. Njoftimi vjen në Facebook nga skiatorja amerikane e cila shkruan: “Pas tre vitesh së bashku Tiger dhe unë kemi vendosur ti japim fund lidhjes tonë’ . Historia e tyre ishte bërë publike pikërisht në Facebook në 2013.

Vonn gjithashtu shkruan: ‘Të dy kemi një jetë shumë të ngjeshur, e cila na detyron të lëmë pas dore njëri-tjetrin. Do të mbaj në zemrën time gjithmonë kujtimet e kaluara së bashku’, duke siguruar që gjeniu i golfit dhe familja e tij do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb