Dëshira për të zbuluar rrënjët e tyre shqiptare bën bashkë 32 të rinj të moshës 19-24 vjeç, të lindur e rritur jashtë Shqipërisë për të udhëtuar drejt vendit të tyre të origjinës e për t’u njohur me kulturën e historinë e Shqipërisë.
Dëshira për të zbuluar rrënjët e tyre shqiptare ka bërë bashkë 32 të rinj nga diaspora, të cilët i janë bashkuar një programi, që konsiston në njohjen dhe eksplorimin e vendit të origjinës, nga të rinjtë e moshës 19-24 vjeç, të lindur dhe rritur jashtë vendit. Qëllimi i këtij grumbullimi dhe ardhja e këtyre të rinjve në vendin e tyre të origjinës, janë vizitat në qytete të ndryshme të Shqipërisë, njohja e qyteteve të origjinës,njohja e historisë së shtetit shqiptar, njohja me traditat dhe historinë e qyteteve shqiptare nëpërmjet vizitave në pikat turistike e historike etj, ndërkohë që gjatë këtij turi ata organizojnë edhe aktivitete të shumta.
E lindur dhe rritur në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliana pohon se mungesa e informacionit për vendin e lindjes së prindërve të saj por edhe dëshira e saj për të mësuar më shumë lër vendin e origjinës,kanë bërë që ajo të ndërmarrë rrugën e largët,për t’ju bashkuar grupit të të rinjve për të vizituar Shqipërinë.
Për disa nga të rinjtë, ky program përveçse i ndihmon ata për të njohur historinë e Shqipërisë, gjithashtu i praktikon ata për të përmirësuar gjuhën shqipe, pasi të rinjtë e ardhur nga Europa apo Amerika, pavarësisht gjuhës së vendit ku jetojnë, me njëri-tjetrin komunikojnë shqip.
Një prej vajzave shprehet se vjen për herë të parë në Shqipëri, pas një vizite që i kanë thënë prindërit se e kanë bërë së bashku me të kur ajo ka qenë shumë e vogël.Ajo shprehet se ndihet krenare që është shqiptare dhe se do të praktikojë gjuhën shqipe e të njohë kulturën e vendit të saj.
Një tjetër vajzë pohon se ky program ishte një mundësi shumë e mirë për të për të eksploruar dhe njohur rrënjët e saj dhe historinë dhe nuk mund ta humbiste këtë mundësi.
Drejtuesi i projektit, Naim Rabeli është shprehur se ky projekt ka filluar në vitin 2023 dhe kjo e katërta herë që programi është implementuar,e para herë në Shqipëri. “Projekti Origjinal ka për qëllim që ti sjellë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç,shqiptarë nga diaspora,në vendin e tyre të origjinës në Kosovë e Shqipëri,përmes aktiviteteve dhe vizitave të ndryshme në vende historike e kulturore,ne mundohemi ti lidhim këta të rinj me rrënjët e tyre”-, ka thënë Rabeli.