GJERMANI – Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri firmosi sot në Mynih një marrëveshje për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë, me drejtuesit e kompanisë gjermane “Max Streicher”.

Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare kjo kompani do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do t’i bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.

Në njoftimin e bërë publik për media nga Ministria e Energjisë, thuhet se realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovoueshme.

Kompania “Max Streicher” është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike, ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milionë euro.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb