Linja e transportit urban në bashkinë e Korçës nuk do ekzistojë nëse nuk bëhen ndryshime në kontratë. Kjo ishte një nga pikat më të diskutuara në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak që ndezi debate e diskutime. Ndryshimet që u miratuan në këtë mbledhje nisën që nga tarifa e re, tek shkurtimi i orareve,kohëzgjatja e pritjeve të qytetarëve e deri tek shkurtimi i linjave.

Në lidhje me këtë vendim qytetarët shprehen të pakënaqur. Rritja e tarifës nga 30 lekë në 40 lekë e po ashtu kohëzgjatja e pritjeve nga 25 minuta në 35/45 minuta do i detyrojë edhe ata pak qytetarë që frekuentonin këto linja të lëvizin në këmbë.

Nga 4 linja ekzistuese do të mbetën vetëm 3 prej tyre duke hequr përfundimisht linjën Korçë-Dishnicë-Kuç-Neviçisht që sipas kryetarit të bashkisë do mbulohet nga linja rrethqytetase. Në vitin 2023 bashkia Korçë ka lidhur një kontratë për shërbimin e transportit urban e cila është ndërprerë me mirëkuptimin e të dyja palëve.

Pas largimit të këtij operatori, nuk është ofruar asnjë tjetër duke detyruar bashkinë të rishikojë kontratën dhe ta ndryshojë atë për të afruar operatorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: