Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, ku theksoi se “kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të Evropës është një hap jetik për integrimin rajonal”.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi edhe vlerën simbolike të këtij projekti se Shqipëria pati edhe konferencën e tretë ndërqeveritare me BE duke hapur grup-kapitullin numër 6.

“Mali i Zi po bën ecurinë e duhur drejt BE-së, është e rëndësishme që këto dy vende janë në bregdetin e Adriatikut dhe fqinje me njëra tjetrën të shikojnë edhe mënyrën sesi mund të jenë edhe më të lidhur me njëri-tjetrin dhe që pastaj tërësisht gati për t’u bërë shtete anëtare të BE-së”, u shpreh ai.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për qytetarët shqiptarë, Gonzato u shpreh se “ky projektet do të sjellë përfitim jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ata të rajonit, lidhja e popujve është në fakt edhe në thelb të të gjithë vizionit të BE-së dhe do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Evropës me mundësi të reja me anë të hekurudhës”.

Gjithmonë, vijoi Gonzato, flasim për aspektin politik kur flasim për të lidhur popujt, por harrojmë që elementi më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me kontaktet ndërmjet vetë popujve dhe vetë individëve, qytetarëve.

“Kam udhëtuar në rajon për herë të parë në 1995 dhe mund të them që lidhjet ajrore janë përmirësuar dhe ato rrugore pavarësisht se nuk janë në atë nivel që mund të ishin po të mendojmë edhe distancat me kilometra. Në fakt kjo është pengesë që popujt të njihen me njëri- tjetrin prandaj duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që kryeqytetet e rajonit të jenë gjithmonë e më të lodhur me njëra tjetrën dhe njerëzit ta kenë më të lehtë të kalojnë nga njëri kryeqytet tek tjetri”, theksoi Gonzato.

Ambasadori i BE-së vuri në dukje se “kjo nismë e cila na mbledh këtu sot është pjesë e strategjisë evropiane për të zgjeruar edhe më tej rrjetin evropian të transportit që quhet TNT në Ballkanin Perëndimor. Kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të Evropës është një hap jetik për integrimin rajonal. Me zor presim edhe lançimin e punimeve për korridorin 8 një lidhje tjetër strategjike për rajonin dhe për BE-në”.

“Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për të gjithë qytetarët, por do të sjellë edhe më shumë turizëm ndërkombëtar. Shpresoj që kjo linjë e re hekurudhore të përurohet sa më shpejt të jetë e mundur që njerëzit të kenë mundësinë të lëvizin në mënyrë ekologjike. Kjo është e rëndësishme edhe për marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. Natyrisht kjo do të jetë pjesë edhe e objektivave të Shqipërisë sepse linjat hekurudhore me energji elektrike do të ulin në fakt ndikimin në mjedis të transportit, do të promovojnë edhe mënyra të tjera të transportit si për mallrat edhe për pasagjerët”, tha Gonzato duke shtuar se në të gjitha vendet evropiane duhet të kalojmë në mënyra transporti më miqësore ndaj mjedisit.

Gonzato tha se “ndërkohë që Shqipëria ecën përpara me negociatat e saj për anëtarësim dhe vë më zbatim reformat e domosdoshme, BE mbetet partneri juaj këmbëngulës dhe ne ofrojmë përfitime të prekshme për qytetarët tuaj si projekti i sotëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb