GJIROKASTER

Liçensimi nga Ministria e Transportit i 90 linjave të tjera interurbane në të gjithë vendin po shkakton konflikte të përditshme mes agjensive të transportit. Përfaqësuesit e agjensisë që realizon transportin Gjirokastër-Tiranë-Gjirokastër, në shenjë proteste ndërprenë punën duke lënë në stacion më shumë se 50 pasagjerë. Per ta vendosja e linjave të reja është abuzive, pasi ato nuk respektojnë itinerarin e vendosur, distancat dhe oraret.

Konkurrenca e pandershme nga linjat e reja te transportit, sipas përfaqësuesve të agjensisë së udhëtarëve, është ngerçi më i madh që është krijuar.

Konfliktet e nisura prej më shumë se 7 muajsh që prej vendosjes së linjës Dropull-Tiranë-Dropull, kanë degraduar edhe në dhunë mes punonjësve. Disa prej aksionerëve thonë se kjo po i çon agjensitë ekzistuese drejt falimentit.

Ata paralajmerojnë se do paralizojnë transportin nëse nuk hiqen 90 linjat e reja interurbane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb