Bashkia e Tiranës ka ndryshuar stacionin e autobusëve për linjat ndërqytetëse midis qarqeve. Duke filluar nga data 20 dhjetor 2015, stacioni i ri do të jetë tek ish-drejtoria e Doganës së Tiranës, te sheshi “Shqiponja”. Sipas bashkisë, arsyeja për zhvendosjen e stacionit të autobusëve në këtë pjesë të Tiranës është për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës, me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës.

“Duke filluar nga dita e diel, datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga: Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rrogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manza, Divjaka, Këlcyra do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në verilindje të sheshit ‘Shqiponja'”, – njofton Bashkia e Tiranës udhëtarët e linjave ndërqytetëse.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: