Leo Mesi ka folur në mënyrë ekskluzive për katalanasen “Sport” ku tema kryesore ka qenë klauzola e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2021 dhe që i lejon të largohet një vit më herët sesa parashikimi. Argjentinasi flet qartë: “Ideja ime është që të qëndroj këtu sa kohë ma lejon fiziku. Për të tjerat, pr çështjen e kontratës, po merret pesonalisht babai im dhe presidenti. Unë mund të jap vetëm mendimin tim. Natyrisht që dua të fitoj dhe dua ta bëj në këtë klub, është shtëpia ime dhe nuk kam ndërmend të largohen, por dua që të jem në gjendje për të qenë kompetitiv dhe të fitoj. Përmirësimi i kontratës sime? Po mendon babai im për këtë, por nuk kemi folur me Barcelonën, ndryshe do të ma kishte thënë”.

Mesi Sport
Mesi Sport

Më pas ai prek temën e shumë përfolur se në Kombëtare dhe te Barça, ai shkon përtej fushës së blertë dhe merr vendime edhe për klubin. “Jam mësuar me këta zëra. E njëjta gjë flitet dhe kur luaj me Kombëtaren. Thonë që u imponohem trajnerëve dhe lojtyarëve, ose që e bën im atë. Janë fjalë që unë nuk u kushtoj aspak rëndësi. E di cila është e vërteta, roli im. Natyrisht që nuk jam unë ai që komandoj. Jam ende veçse një lojtar”.

Radha i vjen “Topit të Artë”, për të cilin argjentinasi thotë: “Nuk e di cili është favoriti. Së fundmi po shikohen më shumë arritjet e ekipit dhe kjo nuk është e gabuar. I jepet shumë rëndësi Championsit, ndonjëherë Botërorit. Nuk ka një linjë të përvcaktuar për të zgjedhur fituesin. Vetë nuk jam ndjerë kurrë favorit ose jo favorit. Them vetëm që çmimet individale për mua janë dytësore”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb