Avokati i të drejtës ndërkombëtare Agron Alibali, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se është një fatkeqësi për vendin tonë që Liqeni i Ohrit rrezikon që të vihet në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik e madje edhe mund të hiqet fare nga lista e UNESCO-s.
Alibali thekson se paralajmërimi për këtë është dhënë vjet nga Komiteti i Trashëgimisë Kulturore, duke shtuar se ndërkombëtarët kanë vënë në dukje pika problematika, që qeveria shqiptare duhet të përmirësojë.
Agron Alibali, avokat i të drejtës ndërkombëtare: Paralajmërimi i parë për Liqenin e Ohrit është bërë vjet, ku Komiteti Ndërkombëtar ka shprehur shqetësime, por se qeveria shqiptare nuk mori parasysh rekomandimet e UNESCO-s. Pika e fundit të Komitetit të Trashëgimisë Kulturore u tha vjet në Riad ku u deklarua se trashëgimia mund të vihet në rrezik, për shkak të ndërhyrjeve që po bëheshin.
Është bërë një procedurë që në dukje duket e ligjshme. Po i cenohen vlerat mjedisit. UNESCO ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i projekteve në Liqenin e Ohrit. Ka raport, ku iu kërkohen qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të kenë kujdes me projektet pranë Liqenit të Ohrit, Komiteti i Trashëgimisë Botërore është i shqetësuar. Deri më sot, këmbana e paralajmërimit të UNESCO-s ka rënë në vesh të shurdhër. UNESCO vepron me laps, nuk vepron me dhunë, duhet dëgjuar mirë se çfarë thotë. Këtë trashëgimi ne e kemi këtu prej disa dhjetëra brezash e ne duhet ta ruajmë modeomos. UNESCO nëse nuk sheh përmirësim, fillimisht të vendos në listën e trashëgimive në rrezik e më tej edhe mund të të heqë fare nga lista. Andaj, institucionet tona duhet të jenë në alarm, që të përmirësojnë gjerët sipas rekomandimeve.
(Balkanweb)