Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për kryeministër ka folur rreth një kërcënimi që Sali Zyba i partisë së tij i ka bërë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. Zyba paralajmëroi Shpend Ahmetin se nuk do të jetë më kryetar i Prishtinës dhe se i duhet ta gjejë një vend për të ikur, siç kishte bërë ish-kryetari i Kacanikut, Xhabir Zharku vite më parë.

Kurti tha se nuk ishte pro këtyre qasjeve, por shtoi se; ‘liria e shprehjes normalisht’.

“S’jam për krahasime të tilla. S’e kam lexuar, por s’jam për krahasime të tilla. Mendoj se kemi punë më të mençura të merremi se kush çka ka bërë, kush kaloi e çka bëri. S’na takon kjo neve. Jam për dashuri të madhe për vendin tonë, angazhim maksimal për progresin e jo për të humbur kohë e as nerva për çështje të së kaluarës e hatërmbetje. Edhe për ato problemet e brendshme në VV s’kam lejuar që për shkak të degës e gjetheve të mos e shoh malin. S’jam për atë qasje, por liria e shprehjes normalisht. Opozitarizimin për Prishtinë s’e bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës”, tha Kurti për Kohën Ditore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: