Libri me 736 faqe i ish-kancelares gjermane Angela Merkel “Liria: Kujtimet 1954-2021” shiti më shumë se 200,000 kopje në javën e parë – duke e bërë atë librin më të suksesshëm të vitit deri më tani.
Njoftimi erdhi pas një analize të publikuar sot nga “Media Control”, një kompani që monitoron shitjet e librave në Gjermani dhe gjithashtu përpilon listën më të shitur të revistës “Spiegel”.
“Asnjë libër tjetër nuk ka pasur një fillim kaq spektakolar këtë vit”, tha Ulrike Altig, drejtoreshë menaxhuese e “Media Control”.
Ajo deklaroi se vetëm pak ditë pas publikimit – vepra e Merkel – të cilën ajo e shkroi së bashku me mikeshën e saj të vjetër, Beate Baumann – ishte në listat e librave më të shitura.