MAL I ZI

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga gjenerali Jim Jones dhe personalitetet të tjera ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Malin e Zi, ndërsa është takuar me drejtuesit kryesorë të shtetit fqinj. Me një postim në “Facebook”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se tema kryesore e diskutimit ka qenë mbi të ardhmen e NATO-s, si Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake si dhe siguria nga sulmet e mundshme kibernetike.

Kjo vizitë e Fatmir Mediut në Mal të Zi, vjen dy ditë pas organizimit të konferencës në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, ku theksi u vendos edhe tek ndërtimi i rrjeti 5G, por edhe rreziqet e ndërhyrjeve kineze, duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet vigjilente në ndërtimin e një rrjeti të tillë..

Postimi  i Fatmir Mediut:

Bashkë me Gjeneralin Jim Jones, Ish Komandanti Suprem i NATOs, Këshilltari për Sigurinë i SHBA, John Lord Zv/President i Jones Group, zhvilluam një vizitë në Malin e Zi ku u takuam me:Presidentin Milo Djukanovic, Kryeministrin Dushko Markovic, Kryetarin e Parlamentit Ivan Brajovic, Zv/Kryetarin Branimir Gvozdenovic

Diskutimet u përqëndruan në të ardhmen e NATOs, si Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake, Iniciativa e 3 Deteve: Siguria kibernetike, dhe në mënyrë të veçantë rrjeti 5G, sfidat e sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga kontrrolli i këtij rrjeti, prej Shteteve si Kina.

“Liria nuk është për shitje dhe Siguria nuk është e lirë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: