Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi lirimin sot nga GJKKO të liderit të PD Sali Berisha.
Zekthi deklaroi se vendimi është fitore e narrativës politike të Berishës. Por, ai shtoi se vendimin e sheh si një rutinë të zakonshme të gjykatave shqiptare, që jep masa për çdo ditë për shtetas të ndryshëm.
“Sali Berisha ka akuzuar SPAK ka më shumë se një vit se është palë me qeverinë. Nga pikëpamja politike është fitore e Berishës. Ky është vendim i zakontë nga ana ligjore, gjykatat shqiptare vendosin përditë për masa.
Për mua, Berisha duhet të ishte liruar me kohë, pasi lideri i opozitës nuk ka kuptim të jetë në “arrest shtëpie”. Fitorja është se retorika e Sali Berishës ka qenë e drejtë. Kjo është fitore e narrativës politike të Berishës”, deklaroi Zekthi.
(Balkanweb)