TIRANE-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka lëshuar sërish mesazhe të forta në drejtim të zyrtarëve që përfshihen në afera korruptive, ndërsa ka paralajmëruar ata se do të ndëshkohen.

I pranishëm në analizën vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Manjani theksoi se shqetësim ngelet moszbatimi i vendimeve, ndërsa solli në vëmendje lirimin e Domart Konjarit. Konjari u lirua nga Apeli në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa ndaj tij rëndonte akuza për trafikim të lëndëve narkotike në Francë.

Disa ditë më parë, ministri Manjani i kërkoj ndjesë publike Francës, në emër të togave të zeza për vendimin e këtyre të fundit sa i takon këtij rasti.

PETKU: SHPREHIM SHQETËSIM PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Në kuadër të analizës vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kreu i Gjykatës së Apelit, Fehmi Petku ka shprehur shqetësim për reformën në drejtësi. Sipas Petkut, nga kjo reformë kjo gjykata e Apelit për Krimet e rënda mund të shkrihet.

“Shprehim shqetësim për reformën në drejtësi. Sipas reformës kjo gjykatë mund të shkrihet. Kërkoj nga zv/ministri të ngrejë këtë shqetësim”, theksoi gjatë fjalës së tij Petku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: