TIRANE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një dalje për media ka dënuar lirimin me kusht të shtetasit Gert Gjinararit. Gjonaj tha se në lidhje me çështjen, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ-së dhe Inspektoriatit të Lartë Shtetëror për nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit që dha vendimin, ndërsa njftoi se është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë.


“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin.


Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ dhe inspektoriatit të Lartë Shtetëror për inicimin e hetimit disiplinor për gjyqtarin. Shpreh besimin se Prokuroria, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspetorati do të veprojnë shpejt dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin administrativ dhe penal në lidhje me këtë çështje. Pavarësisht se Vettingu është në vijim, paralelisht me të gjitha rastet dhe vendimet skandaloze do të hetohet për të vënë para drejtësisë”, tha Gjonaj.


I dënuari me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari fitoi lirinë me vendim të gjyqtarit Markelian Kuqo. Në argumentimin e tij, gjyqtari Kuqo shprehej se  vendimin e ka mbështetur në disa kompentet si: Është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës.

Kushti për lirinë e tij është detyrimi për t’u paraqitur gjithë jetën pranë Shërbimit të Provës. Ndërkohë Prokuroria, ka qenë kundër dhënies së lirisë me kusht, ndryshe nga Burgu i Drenovës ku ai vuante dënimin.

(BalkanWeb)

Etiketa: