TIRANE- Pasi i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me pretendimin se ka ndikuar në lirim nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i Partisë Demokratike, ka shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kryedemokrati i ka kërkuar Llallës nisjen e menjëhershme të hetimeve për Vangjush Dakon.

Sakaq, PD ka dërguar në Kryeministri kërkesën për shkarkimin e Dakos, e cila është e firmosur nga këshilltarët e djathtë në bashkinë e Durrësit, dhe deputetët demokratë.

Demokratët kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit pasi doli garant në Gjykatë se do të punësojë Lulzim Berishën, çka ndikoi në nxjerrjen e tij nga burgu.

Vendimi për lirimin e Lul Berishës solli reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb