“Balkanweb” ka siguruar vendimin e zbardhur nga gjykata e Fierit, e cila i dha lirinë nipit tw diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha. Vendimi mban firmën e gjyqtarit të Gjykatës së Fierit Piro Sota. Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb