SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh dje se Uashingtoni mund të heqë disa sanksione ndaj Turqisë pas lirimit nga gjykata turke të pastorit amerikan, Andrew Brunson.


”Disa sanksione ishin të lidhura drejtpërdrejtë me pastorin Brunson, dhe logjika të çon që duhen hequr. Kjo mbetet për tu vendosur”, deklaroi ai në prani të gazetarëve gjatë një ndalese të avionit të tij në Bruksel, në kthim nga një vizitë në Ankara ku u takua me presidentin turk Erdogan.


Pasi qëndroi për dy vjet në burgjet turke pastori amerikan u la i lirë  pas një presioni të gjatë nga Washingtoni. Brunson ishte arrestuar me akuzën se kishte gisht në tentativën për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb