Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka thënë se mund të ketë pasur krime lufte nga forcat izraelite dhe grupet e armatosura palestineze, ndërlidhur me bastisjen që forcat izraelite kryen për t’i liruar katër pengje gjatë fundjavës dhe vrasjen e qindra palestinezëve.

Zëdhënësi i zyrës,  Jeremy Laurence ka shprehur shqetësimin për shkeljet e mundshme të rregullave të proporcionalitetit, dallimit dhe masës paraprake nga forcat izraelite në bastisjen e së shtunës në kampin urban të refugjatëve, Nuseirat.

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë kanë thënë se të paktën 274 palestinezë, duke përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, u vranë në operacion.

Laurence  ka theksuar se grupet e armatosura palestineze që po mbajnë pengje në zona me popullsi të dendur po i vënë  në rrezik jetën e civilëve dhe  pengjeve nga armiqësitë, raporton Associated Press.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: