Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila së fundi liroi Sami Lushtakun nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përmes një statusi në “Facebook”, O’Cunnell thotë se lirimi i Lushtakut nuk është shenjë e mirë, duke shtuar se Kosova për fat të keq liron kriminelët dhe se për këtë festojnë vetëm miqtë e tyre.

”Përsëritja e të njëjtit gabim për dy apo tre herë mund të jetë shkak i paaftësisë apo moseksperiencës. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhje të këtij problemi. Por Kosova ka pasur me vite të tëra trajnime.

Në vend të kësaj, duke bërë të njëjtin gabim, kohë pas kohe duket sikur kjo është një strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre jo – kuptohet”, shkruan O’Connell.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb