TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës në Colmar të Francës, e cila vendosi lirimin me kusht të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PD shpreh shqetësimin se pse ish-kryeministri Haradinaj nuk mund të kthehet në Kosovë, duke shtuar se ky është një vendim nuk është drejtësi e plotë.

“Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i autoriteteve gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës.​”, citohet në reagimin e opozitës.

Gjykata vendosi se Haradinaj nuk duhet të largohet nga Franca, për arsye se duhet të paraqitet 2 here ne gjykate.

Ndërkohë, Serbia bëri kërkesën, për ta ekstraduar, madje do ta dërgojë edhe të plotësuar, sipas ministrres serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç. Ajo ka thënë se Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinaj, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, dërguar të martën, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviç.
Por edhe Kosova ka kërkuar që Haradinaj të lirohet me kusht duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: