TIRANE – Lirohen nga detyra zv/ministri i Financave Ervin Mete dhe zv/ministri i Punëve të Jashtme Alqi Puli. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u vendos që dy zv/ministrat të zëvendësohen me dy zonja, përkatësisht me Irena Beqirajn tek Finacat dhe Odeta Barbullushin në Ministrinë e Jashtme. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij vendimi.
Brenda një muaji kryeministri Rama ka liruar nga detyra 3 zv/ministra. Pak ditë më parë, zv/ministrja e Mjedisit Diana Bejko u shkarkua pasi rezultonte debitore ndaj OSHEE-së.
VENDIMET E QEVERISE

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj.Irena Beqiraj emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Odeta Barbullushi emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Ervin Mete, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: