Dhjetëra vajza të vogla pakistaneze janë transferuar nga Karaçi në shtëpitë e tyre në rajonin Bajuar, pasi një pronar i medresesë, ku ata mësonin, dhe dy mësimdhënës i kanë përdorur ato si “pazar” për të zgjidhur një borxh.

Shërbimi i Pakistanit i Radios Evropa e Lirë raporton se 36 vajzat janë dorëzuar nga autoritetet e provincës Sindh te kujdestarët e tyre ligjorë.

Rasti ka përfshirë vajza të moshës 5 deri në 11 vjeçe, të cilat janë dërguar nga familjet e tyre për të studiuar Islamin në medrese të Karaçit.

Policia, më 26 nëntor, ka nxjerrë 26 vajza nga një shtëpi në lagjen Liakuatabad të Karaçit.

Raportohet se një banor, i cili ka marrë me qira këtë shtëpi, ka qenë punonjës i medresesë, i cili ka marrë para borxh nga pronari i medresesë, Hameeda Bibi.

Bibi thuhet se ka kërkuar nga punonjësi borxhli që t’iu sigurojë strehim vajzave dhe t’i ushqejë ato, në këmbim të borxhit.

Më vonë, policia ka zbuluar edhe 10 vajza të tjera të lidhura me rastin, nga dy medrese të ndryshme në Karaçi.

Një gjykatë në Karaçi, më 28 nëntor, ka akuzuar formalisht Bibin dhe dy mësues, duke i liruar ata me kusht deri në seancën dëgjimore më 10 dhjetor.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb