Në shtëpinë e Chelsea ka optimizëm për të ardhmen. Blutë kanë kthyer vështrimin nga CAS, ku shpresojnë që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të shprehet në favorin e tyre për ti dhënë fund dënimit të FIFA-s e cila i ka bllokuar të drejtën për të transferuar lojtarë. Stafi drejtues i Chelsea dhe agjentë të ndryshëm janë vënë në lëvizje për të piketuar lojtarët që i nevojiten trajnerit Lampard, një e dhënë e cila të bën të kuptosh që në janar do të kenë të drejtën për të transferuar lojtarë.


Krzysztof Piatek Udinese Milan Serie A 1iv1t0f5vylsr142spgvyutapz
Krzysztof Piatek Udinese Milan Serie A 1iv1t0f5vylsr142spgvyutapz

Sipas “The Sun”, objektivi kryesor për momentin është Krzysztof Piatek. Sulmuesi i Milanit pavarësisht se nuk po kalon një periudhë të mirë në Serie A pëlqehet shumë nga blutë. Piatek shihet si zëvendësuesi ideal i Abraham, Giroud e Batshuayi të cilët nuk po bindin në këtë fillim sezoni. Merkato shihet si shpëtimi i vetëm i Chelsea ku në katër javët e para në Premier League kanë marrë vetëm pesë pikë dhe renditen në vendin e 11-të.
(BalkanWeb)



Etiketa: