FRANCË-Pas 3 orësh pengmarrje forcat speciale të policisë franceze kanë liruar familjen e bankierit që ishte marrë peng nga persona të armatosur në Roubaix, në veri të Francës, në kufi me Belgjikën.

Pengmarrja e re në veri të Francës, nuk ndërlidhet me sulmet e 13 nëntorit në Paris nga militantët e Shtetit Islamik.

Sipas kryebashkiakut të qytetit pengmarrësit po synonin një plaçkitje dhe nuk bëhet fjalë për akt terrorist.

Franca mbetet në alarm pas sulmeve terroriste të Parisit, në të cilat u vranë 130 persona.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: