Lirohet nga burgu Mehmet Hakan Atilla, ish zv.drejtori i përgjithshëm i Halk Bank i cili u gjet fajtor në SHBA lidhur me çështjen për sanksionet ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Atilla është liruar nga burgu FCI Schuylkill në rajonin e Pennsylvanias. Zyrtarët kanë konfirmuar për gazetarët e AA-së që kanë vajtur tek burgu se Atilla është liruar në orët e para të mëngjesit.

 

Ndërkohë pas lirimit mësohet se Atilla i është dorëzuar Zyrës së Emigracionit për t’u dërguar më pas në Turqi.

 

Ish zv.drejtori i përgjithshëm i Halk Bank, Hakan Atilla, ishte dënuar me 32 muaj burg pasi ishte gjetur fajtor në lidhje me çështjen për sanksionet ndaj Iranit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb