TIRANE

Është liruar nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Ilir Halilaj. Vendimi për lirimin nga detyra është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Ilir Halilaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv.ministrit të Bujqësisë pak kohë më parë.

VKM e plotë per lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb