TIRANE

Gjykata e Tiranës caktoi të premten masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ruzhdi Dacin, një nga banorët e Unazës së Re që prej një muaji ishte shpallur në kërkim nga policia, e që dy ditë më parë është vetëdorëzuar.

Ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me protestat e zhvilluara nga këta banorë në unazën e re, kundër shembjes së shtepive të tyre. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha se drejtësia shqiptare vepron me dy standarde, ndryshe sillet me bashkëpunëtorët e Ramës dhe ndryshe me qytetarët e thjeshtë.

Banorët e Unazës së Re prej 11 muajsh tashmë vazhdojnë qëndresën kundër prishjes së shtepive të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb