TIRANE

Protestuesit janë zhvendosur nga demonstrata përballë Kuvendit. Të kryesuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës, protestuesit ndodhen momentalisht përballë godinës së Ministrisë së Brendshme. Me thirrjet “Lironi djemtë tanë”, protestuesit kanë rrethuar në këtë mënyrë godinën e MB.

Kujtojmë që paradite, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti një delagacion holandez, të kryesuar nga ministri  i Drejtesisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus.

Mbërritja e delagacionit u shoqëruar me masa të rrepta sigurie.  Ndërkohë momentalisht protestuesit janë ndaluar para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar lirimin e të gjithë demonstruesve të shoqëruar dhe arrestuar në protestat e mëparshme. Gazetari Erjon Skendaj  raporton për ‘BalkanWeb’ se demostrata përballë godinës së policisë paraqitet e qetë.

“Përshëndetje Nisida. Unë jam këtu ku ministri i Holandës u takua me ministrin Leshaj. Unë nuk kisha mundësi të afrohesha te ky perimetër i sigurisë. Tani ndodhem momentalisht këtu ku perimetri i sigurisë  nuk ekziston më. Policia e cila vazhdon të mbetet e shumtë në numër, mbetet në pjesën e ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar.

Te dera kryesore, ku unë jam ndodhet vetëm një punonjës policie, i cili ndodhet pas krahëve të mi. Protesta për momentin është e qetë, përveçse disa thirrjeve e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Protestuesit kanë ardhur te ministria e Brendshme, për të kërkuar pikërisht atë që kërkuan pak ditë më parë.”- u shpreh gazetari Erjon Skendaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb