TIRANE- Mospërfshirja në listën e kandidatëve për deputet të PD-së, e disa prej figurave krysore të kësaj partie, ka ngjallur reagime të shumta. Ish-­ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Besnik Mustafaj ka reaguar pas publikimit të listës së PD-së për zgjedhjet parlametare të 25 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mustafaj thotë se lista e PD-së ka mungesa të mëdha dhe të papërligjuara.

“Po shoh më në fund listen e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të medha, të papërligjura. Daltë e hajrit!”, shprehet Besnik Mustafaj.Besnik Mustafaj

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: