Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ‘News24’, teksa u ndal tek reforma zgjedhore, deklaroi se e majta ka qenë përballë qytetarëve dhe gjithmonë ne krahun e duhur të asaj çfarë mendojnë ata.
Ai pohoi se qytetarët mendojnë që jemi në kohën e duhur për të zgjedhur direkt deputetet që duan. Mes të tjerash numri dy i socialistëve tha se listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Po ashtu, Balla tha se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk sjellin ndryshim sistemi, por përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.
“PS nuk ka qenë kurrë në qasjen e vet dhe në vendimet që ka marrë përballë qytetarëve. Ne jemi përballë qytetarëve në ato që themi dhe e bëjmë, por ka qenë në krahun e duhur të asaj që mendon shumica e qytetarëve. Çfarë mendojmë qytetarët shqiptarë? Mendojnë se jemi në kohën e duhur, për të përfshirë më shumë qytetarët në përzgjedhjen e atyre që duan të zgjidhen. Ajo që duam të bëjmë ne është që në momentin kur në 2017, qytetarët kanë pasur vetëm një votë të vetme, ne duam ti japim 2 vota. Një votë se cila është partia që ata duan që qeverisin, me liderin e saj dhe një votë tjetër, për të përzgjedhur se cilin prej 35 kandidatëve për deputet. Nuk e di, ne mund të bëjmë një sondazh sot këtu. Ne na rezulton se është një shumicë prej 85% e qytetarëve që duan të përfshihen në këtë proces. Në këtë vend voton për një emër partie, pa ditur se kush është deputeti përfaqësues i zonës, nuk besoj se qytetarët shqiptarë janë kundër kësaj. Unë ju konfirmoj se në asnjë rast s’do të jemi në linjë të kundër me atë që thonë partnerët tanë. T’ju bëj një kronologji. Është e vërtet që në 5 qershor u arrit një marrëveshje politike dhe kishte rol të pazëvendësueshëm roli i ambasadorëve Yuri Kim dhe Sorecës. Ajo është një marrëveshje për administrimin e kodit zgjedhor. Ai është libri i rregullave të administrimit ë rregullave. Një vit më parë, ndoshta është koincidencë, në ditët e para të qershorit të 2019-ës. Kemi arritur që të konsiderojmë me opozitën parlamentare një marrëveshje. Kemi thënë se reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes dy hapave; për kodin zgjedhor dhe diskutimin nëse mund të dakordësojmë për sistemin. Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor, por një përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. Për të zgjedhur këtë problem që ju ngrini, ky është problem dhe jo kleçkë. Listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Pra. Duhet të kuptojmë se sistem votimi sikurse ka Shqipëria, se ka asnjë vend. 2008 mund të ketë pasur problematikat e veta. Ne dëshmuam të kemi një sistem votimi elektronik, pasi kemi fletë votimi çarçaf. Nëse do shkonim më të njëjtin parim të formësimin e fletës së votimit, do të ishte një libër ku për të gjetur koalicionin do të hapje kapitujt, dhe brenda tij do gjeje faqen qe të sekretojë kandidatët.”,- tha Balla.
(BalkanWeb)